Mbrojtja e të dhënave

Të dhënat e juaja personale janë të mbrojtura me shumë seriozitet nga operatorët e këtyre faqeve. Nëpërmjet kësaj deklarate ne mbrojmë të dhënat tuaja personale, i trajtojmë ato në mënyrë konfidenciale dhe në përputhje me rregulloret ligjore për mbrojtjen e të dhënave.

Përdorimi i faqes sonë të internetit mund të përdoret edhe pa të dhënat tuaja personale.

Të dhënat e juaja personale (p.sh. emri, adresa ose adresa e postës elektronike) regjistrohen në faqen tonë të internetit, gjithmonë mbi baza vullnetare. Këto të dhëna, nuk do t`u kalojnë palëve të treta pa deklarimin tuaj.

Po ashtu dëshirojmë t`ua bëjmë me dije se transmetimi i të dhënave në internet (p.sh. kur komunikohet me e-mail) mund të ketë edhe zbrazëti sigurie. Një mbrojtje e plotë e të dhënave kundër aksesit (qasjes) nga palët e treta nuk është e mundur.


Zyra përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave


Prof. Dr. Edina Krompak
Drejtoreshë e Institutit për Didaktikën e Specializuar të Gjuhëve dhe Gjuhësinë e Arsimit
Frohburgstrasse 3
6002 Lucern
edina.krompak@phlu.ch



Hostimi i uebit
Kjo faqe interneti është e hostuar nga Cyon GmbH, Brunngässlein 12, 4052 Basel
https://www.cyon.ch/legal/privacy


Cookies
Kjo faqe interneti nuk përdor cookies.


E drejta për informacion, fshirje, bllokim
Ju keni të drejtën në çdo kohë të merrni pa pagesë informacion mbi të dhënat tuaja personale të ruajtura, prejardhjen dhe marrësit e tyre, si dhe qëllimin e përpunimit të të dhënave, si dhe të drejtën për korrigjimin, bllokimin ose fshirjen e këtyre të dhënave. Për këtë, si dhe për çdo pyetje tjetër lidhur me të dhënat personale, mund të na kontaktoni në çdo kohë në adresën e dhënë këtu.


Kundërshtimi i e-maileve reklamuese
Kundërshtohet shprehimisht përdorimi i të dhënave të kontaktit të publikuara në kuadrin e detyrimit për impressum për dërgimin e materialeve reklamuese dhe informuese që nuk janë kërkuar shprehimisht. Operatorët e faqes rezervojnë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore në rast të dërgimit të paautorizuar të informacionit reklamues, siç janë spam e-mailet.