Fusha lingusitike

Fusha lingusitike e ka origjinën në sociolinguistikë dhe ka filluar të hulumtohet gjithnjë e më shumë në kontekstin arsimor viteve të fundit. Fusha gjuhësore merret me shenjat e dukshme gjuhësore-semiotike (tabelat e rrugëve, grafitet, etiketat, piktogramet, etj.) në hapësirën publike dhe parashtron pyetje për përdorimin e gjuhës dhe politikës gjuhësore të vendit dhe shtetit përkatës. Fusha lingusitike po zhvillohet në mënyrë dinamike, duke zgjeruar kërkimet në drejtime të ndryshme (schoolscape, soundscape, skinscape, homescape) duke u bërë gjithnjë e më shumë multimodale dhe transdisiplinore.