Projektet
Të dy projektet e financuara nga Zyra për Kulturë të qeverisë Zvicerane, synojnë nga njëra anë promovimin e gjuhëve familjare dhe shumë gjuhësinë individuale të nxënësve si dhe, nga ana tjetër bashkëpunimin e ekipit të shumë profesionistëve - të përbërë nga mësuesit e mësimit të GJKA (GJKA – Kurse për gjuhën dhe kulturën e atdheut) kujdestarët e klasës, docentët dhe studentët. Gjithashtu, projektet kanë për qëllim të shfrytëzojnë fushën linguistike si një mjet didaktik dhe të hapin mundësi për përdorimin e tij në mësim. Në qendër të projekteve janë projektet individuale të klasave, në të cilat nxënëset e nxënësit, nën mbikëqyrje nga afër të ekipeve të shumë-profesionistëve (kujdestarët e klasës, mësues të GJKA-së, studentë dhe docentë), hulumtojnë shenjat gjuhësore ose tingujt natyror në hapësirën publike apo në mjedisin e tyre ku jetojnë. Këtu nuk do të jenë temë vetëm gjuhët e theksuara dhe gjuhët e familjeve të fëmijëve, por gjuha si fenomen, që nxjerr në pah lidhjet semiotike dhe multimodalitetin. Rezultatet e projekteve publikohen vazhdimisht në faqen e internetit swiss-scape.
Projekti «Vendi i gjuhës – Promovimi i shumë gjuhësisë përmes fushës linguistike»
Si pjesë e projektit «Vendi i gjuhës - Promovimi i shumëgjuhësisë përmes fushës linguistike» (2019-2021) të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Schaffhausen, u zhvilluan projektet e klasave në fushën linguistike në shkollat fillore në kantonin Schaffhausen, në bashkëpunim me mësuesit e GJKA të gjuhës ruse dhe të asaj kineze. Në vazhdim, u zhvillua uebsajti interaktiv swiss-scape, i cili dokumenton rezultatet e projektit dhe ofron këshilla dhe materiale për zbatimin didaktik në fushën linguistike.
Qëllimet e projektit
- Promovimi i gjuhëve të para dhe shumë-gjuhësia individuale e nxënëseve/ nxënësve nëpërmjet perceptimit dhe analizës së shenjave gjuhësore që shihen në hapësirën publike
- Promovimi i shkrim-leximit përmes trajtimit të shenjave të ndryshme gjuhësore
- Shqyrtim i thelluar i identitetit të vet gjuhësor dhe atij lokal (dialektet dhe idiomat)
- Krijimi i hapësirave jashtë shkollës për të mësuar nëpërmjet eksplorimit të gjuhës së vet, në vendin ku jeton, lagjes apo nëpërmjet zhvillimit të një hapësire virtuale (web - faqe me foto të tabelave në hapësirën publike dhe interpretimi i tyre)
- Deshifrimi i pamjes dhe tekstit, i «mesazheve» në hapësirën publike (promovimi i shkrim-leximit vizual)
- Reflektimi i gjuhës së vet dhe diversiteti gjuhësor (ndërgjegjësimi gjuhësor)
- Mbështetje kompetencave ndërdisiplinore, si mësimi i pavarur
- Eksplorimi i tingujve natyror (tingujt, dëgjim i thellë, kompozime këngësh)
- Mbështetje shkëmbimit dhe bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të ndryshëm institucionalë: mësuesve të GJKA-së dhe kujdestarëve të klasës, docentëve dhe studentëve të SHLPSH-së, si dhe përgjegjësve për kurset kantonale të GJKA-së, i ashtuquajtur «ekip i shumë profesionistëve»
- Mbështetje për integrimin e mësuesve të GJKA-së në mësimin e rregulltë
- Ndërmjetësim profesional me bazë didaktikën shumë gjuhëshe (prezantimi i fushës gjuhësore, si metodë në didaktikën shumëgjuhëshe)
- Mbështetje në trajtimin e drejtë të diversitetit gjuhësor dhe kulturor
- Krijimi i një faqeje publike interneti me foto, krijime të klasave pjesëmarrëse dhe didaktizimin e fushës gjuhësore
- Vlerësimi i gjuhëve të para të nxënëseve dhe nxënësve
- Rritja e ndërgjegjësimit për shumëgjuhësinë në hapësirën publike
Ekipi i projektit
Ekipi i projektit përbëhet nga shumë profesionistë, nga mësues të gjuhës dhe kulturës amtare (GJKA), kujdestarë të klasës, docentë dhe studentë të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Schaffhausen.
Udhëheqëse e projektit: Prof. Dr. Edina Krompak
Mësues dhe docentë: Sarah Li, Yulia Eckert (HSK), Gabriela Reiner, Vanessa Procopio (kujdestare e klasës), Lisa Wepfer, Ivana Milosavljevic, Dr. Thomas Meier, Philipp Saner (PHSH)
Studentë të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Schaffhausen.
Projekti «Hapësirat arsimore shumëgjuhëshe – Mbështetja për integrimin e gjuhës përmes fushës lingusitike»
Projekti «Hapësirat arsimore shumëgjuhëshe – Mbështetja për integrimin e gjuhës përmes fushës lingusitike» (2022-2024) nënkuptohet si një vazhdimësi e projektit «Vendi i gjuhës - Promovimi i shumëgjuhësisë përmes fushës lingustike» . Ai zhvillohet në kantonet e Lucern-it dhe Schaffhausen-it në bashkëpunim me Shkollën e Lartë Pedagogjike të Lucern-it (Qendra drejtuese) dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike Schaffhausen. Integrimi i mësuesve për gjuhën dhe kulturën amtare (GJKA) udhëhiqet nga koordinatorët e kurseve të gjuhës shqipe dhe portugeze. Përveç publikimit të rezultateve në këtë faqe interneti, si pjesë e projektit do të hartohet dhe zbatohet edhe një ekspozitë interaktive dhe multimodale me temën «Shumëgjuhësia dhe fusha gjuhësore», e cila do të zhvillohet në bashkëpunim edhe me bibliotekat. Qëllimi i ekspozitës është të shfrytëzojë rezultatet e projektit dhe të bëjë zgjerimin e hapësirës arsimore në shkolla.
Qëllimet e projektit
- Të mbështes bashkëpunimin në mes koordinatorëve të GJKA-së, mësuesve të GJKA-së, mësuesve të gjuhës gjermane (DaZ), kujdestarëve të klasave të rregullta, docentëve dhe studentëve të Shkollave të Larta Pedagogjike
- Mbështetje integrimit të mësuesve të GJKA-së në shkollat e rregullta
- Trajnimi i mëtejshëm i mësuesve të GJKA-së në fushën e lingustikës, si një resurs pedagogjik në mbështetje të gjuhës
- Mbështetja e shumë gjuhëve, ato individuale dhe sociale të nxënëseve dhe nxënësve
- Zgjerimi i hapësirave mësimore dhe edukative përmes bashkëpunimit me bibliotekat si dhe zhvillimi e mirëmbajtja e mëtejshme e faqes së internetit «swiss-scape»
Ekipi i projektit
Ekipi i projektit përbëhet nga shumë profesionistë, nga koordinatorë e mësues të gjuhës dhe kulturës së atdheut (GJKA), kujdestarë të klasës, docentë dhe studentë të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Luzern si dhe të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Schaffhausen.
Udhëheqëse e projektit: Prof. Dr. Edina Krompak
Mësues dhe docentë: Philipp Saner (muzikant, pedagog SHLPSH), Dr. Maria de Lurdes Santos Gonçalves (koordinatore për kurset në gjuhën portugeze GJKA, Instituti Camões), Dr. Vaxhid Sejdiu (koordinator për kurset e GJKA-së në gjuhën shqipe), Dr. Silvia Frank Schmid (docente ShLPLU), Anabela Carvalho dhe Paula Rodrigues (mësuese për kurset e GJKA-së në gjuhën portugeze).
Bashkudhëheqëse e Interbiblio: Cristina Vega dhe Ilena Spinedi
Studentët: Naima Käslin (SHLPLU), Luana Vögeli (ShLPLU) dhe studentë të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Schaffhausen